Në garat ndërkombëtare “Montenegro FIS CUP” të mbajtura sot në disiplinën e sllallomit në Kollashin të Malit të Zi, skiatori ynë Arbi Pupovci ka arritur 99.30 pikë të FIS-it.
Ai ka përmirsuar kështu pikët Olimpike në disiplinën e sllallomit për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Në këtë garë morri pjesë edhe Drin Kokaj i cili arriti të dal i 54.
Ndërsa në po të njejtën disiplinë në kategorinë e femrave Kiana Kryeziu doli e 9 kurse Arba Pupovci e 14.