Kosova me medalje të bronztë në garën ndërkombëtare të skitarisë FIS PIBA CUP!
Kosova e përmbylli me një medalje të bronztë garën ndërkombëtare të skitarisë, FIS PIBA CUP që u mbajt në Pamporovo të Bullgarisë.
Në disiplinën e Sllallomit në një konkurrencë të fortë, skitarja e klubit Prishtina, Lirika Deva arriti rezultat shumë të mirë duke fituar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.
Në këtë garë morën pjesë shtetet si Sllovakia, Bullgaria, Hungaria, Maqedonia, Greqia, Rumania dhe Kosova.