Sllovakja Petra Vlhova është kampione e Kupës së Botës, duke e fituar “Globin e vogël të kristaltë”.
Skiatorja nga Zelanda e Re, Alice Robinson, fiton garën e fundit në disiplinën e sllallomit të madh, që u zhvillua në Lenzerheide të Zvicrës.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:19,48 minuta apo me kohën më të mirë për 28 qindtat se Mikaela Shiffrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për 48 qindtat se Meta Hrovat nga Sllovenia.
Skiatorja italiane Marta Bassino është kampione e sllallomit të madh, duke e fituar “Globin e vogël të kristale”.
Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1. Petra Vlhova 1416 pikë
2. Lara Gut-Behrami 1256
3. Michelle Gisin 1130
Renditja e përgjithshme e sllallomit të madh
1. Marta Bassino (Italia) 546
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) 420
3. Tessa Worley (Franca) 391
Renditja
1. Alice Robinson (Zelanda e Re) 2:19,48
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,28
3. Meta Hrovat (Sllovenia) +0,48
4. Federica Brignone (Italia) +1,29
5. Michelle Gisin (Zvicra) +1,31
6. Katharina Liensberger (Austria) +1,37
7. Marta Bassino (Italia) +1,45
8. Sara Hector (Suedia) +2,01
9. Tessa Worley (Franca) +2,61
10. Maryna Gasienca-Daniel (Polonia) +2,86