Presidenti i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, njëherësh nënkryetar i Komitetit Olimpik, me fjalët më të mira për gazetën ‘Bota sot’.
Kelmendi uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Uroj 26 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’ dhe qindra vite tjera. Është një gazetë fantastike, e cila e informon opinionin sportiv dhe është e paanshme.
Është kritike në momentet e duhura dhe i jep frymë pozitive gjithmonë skijimit dhe sportit në përgjithësi.
Një gazetë e fuqishme që shtron shumë tema interesante dhe me lajme të shpjeta e të sakta”, uron Kelmendi.