Një mysafire e papritur ka qenë në bokset e Jaguar Racing në Nju Jork, në garat e Formula E.
Bëhet fjalë për ish-skiatoren amerikane Lindsey Vonn, një nga ikonat e sportit botëror.
Fituesja e 4 kupave të botës dhe medaljes së artë olimpike, ka veshur tutat e pilotes dhe ka hipur në makinën britanike të Formula E. Kjo ngjarje ka emocionuar edhe vetë skuadrën Jaguar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jaguar e ka “konfirmuar” Vonn si pilote: “E konfirmuar, ja edhe pilotja jonë e tretë. Mirësevjen Lindsey”.