Muaji korrik është muaj i lajmeve fantastike për sportin e Kosovës, kësaj radhe për skijimin.
Një lajm historik ka arritur nga FIS, Kosova dhe FSK për herë të parë në historinë e tyre do të kenë anëtarë aktiv në komitetet e FIS!
“Sekretarja e Përgjithshme e FSK-së, Znj. Luljeta Reçica dhe nën-presidenti prof. Bujar Turjaka janë përzgjedhur anëtarë të nën-komitetit të skijimit alpin për femra dhe të nën-komitetit për delegatet teknikë të skijimit alpin respektivisht, për periudhën 2021-2022.
Sekretarja dhe Nën-Presidenti jo vetëm që do e përfaqësojnë FSK dhe Republikën e Kosovës por edhe synim do të kenë avancimin e mëtutjeshëm të FSK-së dhe skijimit në vendin tonë”, njofton Federata e Skitarisë e Kosovës.