Në Solden ka nisur edicioni i 56-të i Kupës Botërore të skive alpine.
Gruaja e ish futbollistit të Kombëtares së Zvicrës, Valon Behramit, Lara Gut, për një fije të flokut nuk e fiton garën e parë të edicionit të ri në ski përkatësisht në disiplinën e sllallomit të madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Solden të Austrisë.
Gut – Behrami zuri vendin e dytë me 14 të qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës, skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin.

Gut - Behrami
Amerikania Shiffrin arriti fitoren e 70 -të në karrierës së saj.
Garë emocionuese e dramatike deri në fund, ku Gut – Behrami ishte më e mirë në rrëshqitjen e parë për 2 qindtat se Shiffrin. Në rrëshqitjen e dytë Shiffrin arriti kohë pakëz më të mirë dhe triumfoi.

Shiffrin, foto Reuters
Sllovakja Petra Vlhova arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të dobët për një sekondë e tridhjetë të qindtat se vendi i parë.
Gut-Behrami u shpreh shumë i lumtur për rezultatin në një intervistë për SRF pas garës: “Jam padyshim e lumtur. Në ecurinë e parë nuk isha e kënaqur. Në vrapimin e dytë tërhoqa shpatullën drejt portës pak herët.
Sidomos nga dalja e Steilhang nuk munda të përshpejtoja, kështu që u befasova këndshëm me rezultatin në fund. Unë jam e lumtur, edhe nëse gjithçka nuk funksionoi në mënyrë optimale sot ".
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:07,22
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,14
3. Petra Vlhova (Sllovakia) +1,30
4. Katharina Liensberger (Austria) +1,39
5. Theresa Tviberg (Norvegjia) +1,45
6. Meta Hrovat (Sllovenia) +1,59
7. Valerie Grenier (Kanada) +1,85
8. Tessa Worley (Franca) +2,06
9. Nina O'Brien (SHBA) +2,31
10. Ramona Siebenhofer (Austria) +2,38