Skiatori zviceran, Marco Odermatt, triumfon në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Solden të Austrisë.
Odermatt fiton garën në një atmosferë madhështore, 10 mijë shikues.
Zvicerani zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:05,94 minuta, duke e lënë pas për 7 qindtat austriakun Roland Leitinger.
Tre të parët
Slloveni Zhan Kranjec renditet në vend të tretë me 10 qindtat e kohës me të dobët se fituesi i garës.
Francezi Alexis Pinturault nuk e pati ditën e tij, dike e zënë vendin e pestë me kohë më të ngadalshme për 62 qindtat se pozita e parë.
Leitinger ishte më i mirë në rrëshqitjen e parë, me kohë më të mirë për 19 qindtat se vendi i dytë, Favre i Francës, por në rrëshqitjen e dyte nuk arriti të ruajë pozitën e parë.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:05,94
2. Roland Leitinger (Austria) +0,07
3. Zhan Kranjec (Sllovenia) +0,10
4. Gino Caviezel (Zvicra) +0,39
5. Alexis Pinturault (Franca) +0,62
6. Rriver Radamus (SHBA) +0,68
7. Lucas Braathen (Norvegjia) +0,72
8. Luca De Aliprandini (Italia) +0,79
9. Filip Zubçiç (Kroacia) +0,89
10. Rasmus Windingstad (Norvegjia) +0,92