Kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në hapjen e Lojërave Olimpike Pekini 2020, ekipi olimpik i skitarisë, po vazhdon përgatitjet para nisjes së garave kualifikuese për LOD Pekini 2022.
Albin Tahiri ndodhet në qendrën skitare Molltal Gllachier të Austrisë.
Arbi Pupovci, Kiana Kryeziu e Drin Kokaj, po përgatiten nën udhëheqjen e trajnerit Agim Pupovci, në qendrën skitare Hintertux të Austrisë.
Shpenzimet e Albinit dhe Arbit po mbulohen nga KOK-u, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, për përkrahjen e sportistëve elitarë për kualifikim në Lojërat Olimpike.