Skiatorët e Kosovës janë në Diavolezza të Zvicrës.
Ata po marrin pjesë në garën e Diavolezza dhe synojnë të paraqiten sa më mirë.
“Arbi Pupovci dhe Drin Kokaj kanë marr pjesë në garën e radhës në Diavolezza të Zvicrës, garë në disiplinën e sllallomit dhe e nivelit ndërkombëtar (FIS), ku Arbi u radhit si i 32-ti nga 54 garues në një pistë mjaft të vështirë.
Drini fatkeqësisht nuk arriti të e përfundojë lëshimin e dytë.
Kiana do të garojë nesër, me datë 18 nëntor ", - ka shkruar në faqen e FSK-së.