Është zhvilluar gara e radhës në Diavolezza të Zvicrës në disiplinën e sllallomit në të cilën po marrin pjesë anëtarët e përfaqësueses së Kosovës.
Arbi Pupovci nuk arriti të përfundojë lëshimin e parë.
Drin Kokaj arriti të radhitet i 59-ti nga 82 garues dhe ka arritur 180 pikë në këtë disiplinë!
"Nesër dhe pasnesër Kiana Kryeziu do të garojë po në disiplinën e njejtë, të cilës i urojmë shumë fat dhe suksese!", njofton KOK-u.