Ish skiatori i mirënjohur kroat, Ivica Kosteliç (41-vjeçar), së bashku me partnerin e tij francez Calliste Antoine, në varkën me vela “Croatia Full of Life”, është në vendin e nëntë në garën e lundrimit,
Kostelic ka avancuar në renditjen dhe tani është 75 milje pas Volvo-s nga Belgjika në rrugën për në Cape Verde.
Kosteliç dhe Antoine janë ende rreth 2350 milje detare deri në destinacionin e tyre në ishullin Martinique të Karaibeve dhe kanë kaluar dhjetë ditë që kur u larguan nga porti i Le Havres në Normandi.
“Fillimisht duhet të them, sa të lumtur dhe krenarë jemi që pas gjysmës së garës jemi në dhjetëshen e parë.
Nëse dikush do të më kishte thënë para garës se ne do të ishim në krye të renditjes në Cape Verde, do të kisha thënë se ai ishte shumë optimist”, - ka shkruar mes të tjera ish skiatori.
Ai është skiatori më i mirë në histori të Kroacisë.
Gara ka nisur më 7 nëntor dhe ka gjithsej 7400 kilometra nga fillimi e deri në fund.