Federata Skitare e Kosovës, me kryetar Milaim Kelmendi, ka bërë të ditur se do të marrin pjesë me disa skiatorë në Itali.
Dy skiatorë dhe një skiatore, do të marrin pjesë në garën e disiplinës së sllallomit.
“Në garën e djeshme të zhvilluar në disiplinën e sllallomit në kategorinë e femrave, Kiana Kryeziu arriti të rradhitet në vendin e 33-të në një konkurencë shumë të fortë prej 50 garueseve.
Në garën e sotshme fati nuk ishte në anën e Kianës pasi u diskualifikua në lëshimin e parë.
Kurse në vazhdim, më 20-21 nëntor, anëtarët e Kombëtares së Kosovës, si Arbi Pupovci, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu, do të marrin pjesë në Livingo të Italisë në disiplinën e sllallomit”, njofton Federata Skitare e Kosovës.