Lara Gut-Behrami dhe Mikaela Shiffrin, dy skiatoret më të mira, po bëhen gati për sfidat e reja.
Betejat në shtigjet e bardha, sidomos do të elektrizojnë luftën në sllallomin e madh në Kupën e Botës.
Nga njëra anë Mikaela Shiffrin (26-vjeçare), me 70 fitore në garat e Kupës së Botës dhe prej skiatoreve më të mira në histori.
Nga ana tjetër, Lara Gut-Behrami (30-vjeçare), gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, ndryshe njihet si nusja e Kosovës, është kampione e botës në sllallom të madh. Është zviceranja më e shpejtë në 15 vitet e fundit.
Në sllallomin madh, në garën në edicionin e sivjetshëm në Sölden (Austri), skiatorja amerikane ishte me e shpejt për 14 të qindtat e sekondës apo me kohën 2:07,22 minuta.
Tani Gut - Behrami ka një rast për hakmarrje në garën në në Killington të SHBA-ve, në shtëpi të skiatores amerikanes, Shiffrin. A do t’i kundërpërgjigjet Gut Behrami?