Skiatori nga Austria, Matthias Mayer, është më i miri në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës në ski, që u mbajt në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë.
Mayer zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:47,74 minuta me kohën më të mirë për 23 qindtat se bashkëkombësi i tij, Vincent Kriechmayr.
Vincent Kriechmayr
Është fitorja e 11-të për Mayer në karrierën e tij.
Beat Feuz nga Zvicra arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë me kohë me të dobët për 35 qindtat se pozita e parë e për 5 qindtat ishte më i shpejt se bashkëkombësi i tij, Marco Odermatt.
Beat Feuz
Norvegjezi Aleksandee A. Kilde nuk e patin ditën e tij, renditet në vend të nëntë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 1 qindtat se fituesi i garës.
Renditja
1. Matthias Mayer (Austria) 1:47,74
2. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,23
3. Beat Feuz (Zvicra) +0,35
4. Marco Odermatt (Zvicra) +0,40
5. Max Franz (Austria) +0,56
6. Romed Baumann (Gjermania) + 0,77
7. Mathieu Bailet (Franca) +0,79
8. Dominik Paris (Italia) +0,96
9. Aleksandee A. Kilde (Norvegjia) +1,01
10. Ryan Cochran-siegle (SHBA) +1,04