Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Garë e fortë mes skiatoreve, sidomos mes amerikanes Shiffrin dhe sllovakes, Petra Vlhova.
Mikaela Shiffrin triumfon me kohë të kaluar për 1:38,33 minuta, me kohë me të mirë për 75 qindtat se Vlhova.
Tri skiatoret e para
Sllovakja ishte më e mirë në rrëshqitjen e parë, me 20 qindtat e sekondë, por gjithçka u përmbys në rrëshqitjen e dytë.
Skiatorja nga Zvicra, Wendy Holdener, renditet e tretë me kohë me të dobët për 83 qindtat se fituesja e garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova udhëheq me 260 pikë, pasojnë Shiffrin 260, Slokar 184 pikë etj. Në sllallom kryeson Vlhova me 200 pikë, e ndjekur nga Shiffrin 160, Dürr 120 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:38,33
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,75
3. Wendy Holdener (Zvicra) +0,83
4. Katharina Liensberger (Austria) +1,41
5. Lena Dürr (Gjermania) +1,55
6. Sara Hector (Suedia) +1,85
6 . Paula Moltzan (SHBA) +1,85
8. Maria Tviberg (Norvegjia) +2,13
9. Anna Swenn Larson (Suedia) +2,39
10. Andreja Slokar (Sllovenia) +2,55