Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka vizituar sot skitarët e Klubit të Prishtinës, të cilët po kryenin përgatitje të fitnesit në Qendrën "OmniSport" në Prishtinë, para edicionit të ri të garave.
Krasniqi iu ka uruar fat dhe suksese skitarëve: Dren Spahiu, Elena Hoxha, Era Deva, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare.
Dren Spahiu dhe Era Deva pritet ta përfaqësojnë vendin tonë edhe në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj "Vuokatti 2022", që mbahet në mars të vitit të ardhshëm në Vuokatti të Finlandës.
Këta djelmosha e vasha përgatiten për sfidat e radhës.