Të shtunën e fundjavës do të hapet Qendra e skijimit në Arxhenë.
Është bërë një investim i madh në Arxhenë, duke e shndërruar në një qendër bukur sportive të skijimit.
Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se qendra në Arxhenë (në Brod të Dragashit) është qendra më e madhe në Ballkani.
Kelmendi tha se kjo qendër kombëtare ka 130 shtretër.
“I plotëson të gjitha kushtet dhe është e licencuar. I ka të gjitha pistat dhe është më e madhja në Ballkan”, thotë Kelmendi.