Skiatori nga Zvicra, Marco Odermatt, triumfon në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai zuri vendin parë me kohë të kaluar për 1:08.61 minuta apo për 78 qindtat e kohës më të shpejt se austriaku Matthias Mayer.
Në pozitën e tretë renditet Broderick Thompson nga Kanadaja, me kohë më të dobët për 95 qindtat se fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 250 pikë, pasojnë Mayer me 180, Kriechmayr me 125 pikë.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:08.61
2. Matthias Mayer (Austria) +0,78
3. Broderick Thompson (Kanada) +0,95
4. Andreas Sander (Gjermania) +0,98
5. Vincent Kriechmayr (Austria) +1,02
6. Alexis Pinturault (Franca) +1,13
7. Adrian Sejersted (Norvegjia) +1,14
8. Justin Murisier (Zvicra) +1,26
9. Mattia Casse (Italia) +1,32
10. Gino Caviezel (Zvicra) +1,39