Norvegjezi Aleksander Kilde është fitues i disiplinës së lëshimit të Kupës së Botës, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kilde zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39,63 minutë, me kohë më të mirë për 66 qindtat se austriaku Matthias Mayer. Kjo është fitorja e dytë rresht, pasi që dje ngadhënjeu në supersllallom të madh.
Zvicerani Beat Feuz renditet në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 19 qindtat se pozita e dytë dhe më të mirë për 3 qindtat se Matteo Marsaglia.
Skiatori italian, Dominik Paris, nuk arriti më shumë se pozitën e pestë me kohë më të ngadalshme për 22 qindtat se pozita e tretë.
Renditja
1. Aleksander Kilde (Norvegjia) 1:39,63
2. Matthias Mayer (Austria) +0,66
3. Beat Feuz (Zvicra) +1,01
4. Matteo Marsaglia (Italia) +1,20
5. Dominik Paris (Italia) +1,23
6. Ryan Cochran Siegle (SHBA) +1,24
7. Niels Hintermann (Zvicra) +1,28
8. Daniel Hemetsberger (Austria) +1,35
9. Vincent Kriechmayr (Austria) +1,36
10. Adrian Sejersted (Norvegjua) + 1,48