Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami, gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, nuk i buzëqeshi fat në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, duke përfunduar në vend të dytë me 11 qindtat e sekondës me pak se fituesja e garës.
Behrami tregoi formën e saj por nuk ia doli ndaj italianes së disponuar, Sofia Goggia, e cila regjistron fitoren e tretë rresht, dy në lëshim gjatë të premtes e të shtunës, në garën që u zhvillua në Lake Louise të Kanadasë.
Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:18,28 minuta.
Soffia Goggia e para
Mirjam Puchner nga Austria arriti në podium përkatësisht në vend të tretë, duke përfunduar me 44 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:18,28
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,11
3. Mirjam Puchner (Austria) +0,44
4. Tamara Tippler (Austria) +0,50
5. Federica Brignone (Italia) + 0,53
6. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,58
7. Elena Curtoni (Italia) +0,64
8. Ramona Siebenhofer (Austria) +1,00
9. Joana Haehlen (Zvicra) +1,03
9. Michele Gagnon (Kanada) +1,03