Skiatorja Lara Gut-Behrami e ka mposhtur në shtëpi mbretëreshën e re të disiplinave të shpejta italianen Sofia Goggia.
Skiatorja zvicerane, gruaja e futbollistit Valon Behrami, kaloi italianen për 18 të qindtat e sekondës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në St. Moritz të Zvicrës.
Lara Gut-Behrami thyen serinë e fitoreve të Sofia Goggias, kjo e fundit kishte tri fitore rresht në lëshim.

Gut Behrami
Gut-Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:19,82 minuta, duke e lënë pas Sofia Goggian.
Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin përfundon në vend të tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 19 qindtat.
Renditja
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:19,82
2. Sofia Goggia (Italia) +0,18
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,18
4, Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1,45
5. Ariana Raedler (Austria) +1,70
6. Elena Curtoni (Italia) +1,74
7. Wendy Holdener (Zvicra) +1,87
8. Federica Brignone (Italia) +1,90
9. Marta Bassino (Italia) +2,01
10. Jasmine Flury (Zvicra) +2,10