Skiatoret italiane dominojnë në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvicrës.
Pesë skiatore italiane renditen në top 10-she.
Italianja Federica Brignone është fituese e supersllallomit të madh.
Mikaela Shiffrin
31-vjeçarja nga Milano Federico Brignone arriti fitoren e saj të 17-të në karrierë në Kupën e Botës, e pesta në supersllallomin e madh.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 57.81 sekonda, duke e lënë pas për 11 qindtat bashkëkombësen e saj Elena Curtoni.
Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, zuri vendin e tretë por me kohë më të mirë për 9 qindtat se bashkëkombësja e saj Alice Robinson dhe ngeci për 43 se fituesja e garës.
Lara Gut Behrami
Garën nuk e përfundoi skiatorja më e mirë, Lara Gut Behrami, e cila e humbi kontrollin dhe u përplas me rrethojë.
Duhet theksuar se era në fillim shtyu garën për 40 minuta.
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 57.81
2. Elena Curtoni (Italia) +0.11
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.43
4. Alice Robinson (SHBA) +0,52
5. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,74
6. Soffia Goggia (Italia) +0,75
7. Jasmine Fleury (Zvicra) +0,82
8. Marta Bassino (Italia) +0,83
9. Francesca Marsaglia (Italia) +0,84
10. Michelle Gisin (Zvicra) +0,98