Skiatori francez, Clement Noel, është fitues i garës në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Val d'Iser të Francës.
Ai shënoi kohën më të mirë në të dy grahjet dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:30,52 minuta apo me kohë më të mirë për 1 sekondë e 40 qindtat se vendi i dytë Kristoffer Jakobsen nga Suedia.
Suedezi përfundoi në podium për herë të parë në karrierën e tij.
Filip Zubçiq nga Kroacia ka zënë vendin e tretë, me kohë më të dobët për 1 sekondë e 85 qindtat se vendi i parë dhe më të mirë për 4 qindtat se pozita e katërt, zvicerani Daniel Yule.
Renditja
1. Clement Noel (Franca) 1:30,52
2. Kristoffer Jakobsen (Suedia) +1,40
3. Filip Zubçiç (Kroacia) +1,85
4. Daniel Yule (Zvicra) +1,89
5. Dave Ryding (Britania e Madhe) +1,90
6. Sebastian Foss Solevaag (Norvegjia) +1,99
7. Armand Marchand (Belgjika) +2,02
8. Lie Mcgrath (Norvegjia) +2,15
9. Giuliano Razzoli (Italia) +2,17
10. Lucas Braathen (Norvegjia) +2,50