Skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami, nuk është lënduar rëndë nga rrëzimi i saj në supersllallom të madh në St. Moritz të Zvicrës.
“Ajo dëshiron të fillojë përsëri këtë fundjavë në Val d'Isère të Francës”, raporton, 20min.
Të dielën Lara Gut-Behrami u përplas rëndë me rrethojë në St. Moritz.
Siç thotë 30-vjeçarja për “SRF” të hënën, ajo nuk është lënduar rëndë. “Kam disa mavijosje në pjesën e sipërme të trupit, por asgjë të keqe. Më dhemb shpatulla e majtë mbi të cilën rashë", - tha mes të tjera Gut - Behrami.
Gut-Behrami dëshiron të rikthehet në garat e Val d'Isères.