Skiatori nga Norvegjia, Aleksander Kilde, ka shënuar fitoren e tretë në edicionin e sivjetshëm.
Ai triumfoi në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Val Gardena të Italisë.
Kilde zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:25,91 minuta, duke e lënë pas për 22 qindtat austriakun Matthias Mayer.
Odermatt
Vincent Kriechmayr renditet i treti me kohë me të dobët për 27 qindtat se fituesi i garës dhe me 30 qindtat është më i shpejtë se vendi i katërt, zvicerani Beat Feuz.
Në renditjen e përgjithshme Odermatt prin me 453 pikë, pasojnë Mayer 390, Kilde 329 pikë etj.
Në supersllallom të madh Mayer udhëheq me 210 pikë, pasojnë Kilde Odermatt me 187 pikë etj.
Renditja
1. Aleksander Kilde (Norvegjia) 1:25,91
2. Matthias Mayer (Austria) +0,22
3. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,27
4. Beat Feuz (Zvicra) +0,57
5. Stefan Rogentin (Zvicra) + 0,74
6. Dominik Paris (Italia) +0,80
7. Max Franz (Austria) +0,85
8. James Crawford (Kanada) +0,92
9. Ryan Cochran Siegle (SHBA) +0,99
10. Travis Ganong (SHBA) +1,00