Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami, dje ka rezultuar me virusin korona. Ajo është 227 pikë pas lideres se renditjes së përgjithshme në Kupën e Botës, amerikanes Mikaela Shiffrin.
Gut – Behrami është e katërta. Diferenca e saj është e madhe dhe do të jetë shumë më e qartë për shkak të pushimit të detyrueshëm përkatësisht virusit korona?
“Fakti është se Gut-Behrami nuk do të mungojë vetëm dy garat e lëshimit në Val d'Isère, por edhe në ato të sllallomit të madh (dy gara) që mbahen nga java e ardhshme në Courchevel (e premte)”, shkruan media zvicerane “Blick”.
A do të garojë në sllallomin e madh në Lienz (Austri) më 28 dhjetor. gjithashtu është në pikëpyetje.
Sepse, një ditë më parë, karantina e saj dhjetë ditore do të përfundoj, kështu që ajo do të kishte gjithçka përveç përgatitjes optimale.