Skiatorja italiane, Sofia Goggia, edhe një herë tregon klasin e saj në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës.
Soffia ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:41,71 minuta, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës.
Ajo ka kohën më të mirë për 27 qindtat se skiatorja amerikane Breezy Johnson.
Austriakja Mirjam Puchner renditet në pozitën e tretë me 91 qindtat e sekondave më të dobët se fituesja e garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Goggia kryeson me 535 pikë, 10 më shumë se Shiffrin, pasojnë Vlhova (340), Gut -Behrami (298), Johnson (293) etj.
Në disiplinën e lëshimit, Goggia udhëheq me 300 pikë, 60 më shumë se Johnson.
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:41,71
2. Breezy Johnson (SHBA) +0,27
3. Mirjam Puchner (Austria) +0,91
4. Ramona Siebenhofer (Austria) +1,33
5. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +1,37
6. Corinne Suter (Zvicra) +1,43
7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1,44
8. Nadia Delago (Italia) +1,45
9. Elena Curtoni (Italia) +1,52
10. Michella Gisin (Zvucra) +1,61