Në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë nuk munguan befasitë.
Skiatori amerikan Bryce Bennett ka fituar në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, ndërsa befasi është se vendi i dytë shkoi për Otmar Striedinger nga Austria dhe i treti për Niels Hintermann nga Zvicra.
Bennett fiton garën me kohë të kaluar për 2:02,42 minuta, duke lënë pas për 14 qindtat Striedinger e 32 qindtat Hintermann.

Otmar Striedinger
Bryce Bennett është i lumtur për fitoren e tij të parë në Kupën e Botës.
Dominik Paris nga Italia për 8 qindtat mbetet jashtë podiumit.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt prin me 453 pikë, pasojnë Mayer (405), KIlde (329) etj. ndërsa në lëshim Mayer kryeson me 195 pikë, duke lënë pas Feuz (165) e Kilde (129).
Renditja
1. Bryce Bennett (SHBA) 2:02,42
2. Otmar Striedinger (Austria) + 0,14
3. Niels Hintermann (Zvicra) +0,32
4. Dominik Paris (Italia) + 0,40
5. Beat Feuz (Zvicra) +0,47
6. Johan Clarey (Franca) +0,48
7. Mattia Casse (Italia) +0,61
8. Simon Jocher (Gjermania) +0,74
9. Josef. Ferstl (Gjermania) +0,75
10. Max Franz (Austria) +0,79