Skiatorja italiane, Sofia Goggia, është në formën më të mirë, duke shënuar edhe një fitore të radhës pas asaj në lëshim në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës.
Goggia zuri vendin e parë në supersllallom të madh në Kupën e Botës, me kohë të kaluar 1:19, 23 minuta.
Në vend të dytë renditet Ragnhild Mowinckel e Norvegjisë, e cila ngeci për 33 qindtat nga vendin i parë dhe me kohë më të mirë për 18 qindtat se skiatorja italiane Elena Curtoni.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Goggia udhëheq me 635 pikë, pasojnë Shiffrin 570, Vlhova 340 pikë etj.
Goggia kryeson me 320 pikë edhe në supersllallom të madh, e ndjekur nga Brignone (227), Curtoni (216).
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:19,23
2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,33
3. Elena Curtoni (Italia) +0,51
4. Federica Brignone (Italia) +0,52
5. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,75
6. Corinne Suter (Zvicra) +0,80
7. Tamara Tippler (Austria) +0,92
8. Cornelia Hütter (Austria) +1,00
9. Breezy Johnson (SHBA) +1,08
10. Romana Miradoli (Franca) +1,24