Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, triumfon në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Alta Badia të Italisë.
Kristoffersen u tregua më i mirë duke arritur në vend të parë me kohë të kaluar për 2:25,04 minuta.
Është interesant se në rrëshqitjen e parë më i shpejti ishte Mathieu Faivre nga Franca, 2 qindtat më i shpejt se zvicerani Odermatt, por nuk i shkoi si duhet në rrëshqitjen e dytë.
Marco Odermatt zë vendin e dytë me kohë më të dobët për 31 qindtat se Kristoffersen.
Austriaku Manuel Feller arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 37 se fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 533 pikë, pasojnë Mayer 405, KIlde 329 pikë etj.
Renditja
1 Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 2:25,04
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,31
3. Manuel Feller (Austria) + 0,37
4. Patrick Feuerstein (Austria) +0,58
5. Luca de Apiprandini (Italia) +0,69
6 River Radamus (SHBA) +0,73
7. Justin Murisier (Zvicra) +0,78
8. Rasmus Windingstad (Norvegjia) +0,82
9. Filip Zubçiç (Kroacia) +0,93
10. Stefan Brennsteiner (Austria) +0,95