Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ashtu si i ka hije, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Courchevel të Francës.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:15.35 minuta, me kohë më të mirë për 86 qindtat se suedezja Sara Hector.
Shiffrin edhe në rrëshqitjen e parë ka qenë shumë më e mirë se rivalet.
Michelle Gisin nga Zvicra renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 8 qindtat se fituesja e garës.
Në renditjen e sllallomit të madh, Shiffrin kryeson me 200, pasojnë Vlhova (110), Hector (102) etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 670 pikë, pasojnë Goggia me 635, Vlhova 390, Brignone 342, Johnson 322, Gut – Behrami 298 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin SHBA) 2:15.35
2. Sara Hector (Suaedia) + 0.86
3. Michelle Gisin (Zvicra) + 1.08
4. Petra Vlhova (Sllovakia) + 1.44
5. Tessa Worley (Franca) + 1.86
6. Maryna Gasienica-Daniel (Polonia) + 2.44
7. Federica Brignone (Italia) +2.61
8. Ramona Siebenhofer (Austria) + 2.77
9. Camille Rast (Zvicra) +2.78
10. Mina Fürst Holtmann (Norvegjia) + 2.82