Skiatorja e Suedisë, Sara Hector, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Courcheve të Francës.
Hector zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:13.03 minuta, duke lënë pas skiatoren e mirënjohur, amerikanen Mikaela Shiffrin.
Suedezja doli më e shpejt për 35 qindtat se amerikania, Marta Bassino arriti në podium, në vend të tretë me 60 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës por ka qenë më e shpejt për 8 qindtat se francezja Tessa Worley.
Sara Hector
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 750 pikë, pasojnë Goggia me 635 e Vlhova me 435.
Në sllallomin e madh, Shiffrin prin me 280 pikë, duke lënë pas Hector me 202, Vlhova me 155 pikë etj.
Renditja
1. Sara Hector (Suedia) 2:13.03
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) + 0.35
3. Marta Bassino (Italia) + 0.60
4. Tessa Worley (Franca) + 0.68
5. Petra Vlhova (Sllovakia) + 1.21
6. Maryna Gasienica-Daniel (Polonia) + 1.36
7. Ramona Siebenhofer (Austria) + 1.54
8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) + 1.64
9. Stephanie Brunner (Austria) + 1.71
10. Michelle Gisin (Zvicra) + 1.78