Norvegjezi Sebastian Foss-Solevaan ka triumfuar në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Madonna di Campiglio të Italisë.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:34,59 minuta, me kohë më të mirë për 10 qindtat se francezi Alexis Pinturault.
Në pozitën tretë renditet suedezi Krostoffer Jakobsen me 11 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë.
Në renditjen e përgjithshme, Odermatt kryeson me 633 pikë, i ndjekur nga Mayer 405 pikë.
Në sllallom, Foss-Solevaag udhëheq me 140 pikë sa ka edhe Jakobsen.
Renditja
1. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) 1:34,59
2. Alexis Pinturault (Franca) +0,10
3. Krostoffer Jakobsen (Suedia) +0,11
4. Alex Vinatzer (Italia) +0,26
5. Timon Haugan (Norvegjia) +0,85
6. Loic Meillard (Zvicra) +0,94
7. Giuliano Razzoli (Italia) +1,00
8. Yohei Kojama (Japonia) +1,07
9. Victor Muffat-Jeandet (Franca) +1,15
10. Simon Maurberger (Italia) +1,20