A do të lejohet Lara Gut-Behrami që të garojë nesër në Austri?
Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami dëshiron të kthehet në Kupën e Botës. Gjendja e saj është e mirë.
“Së fundmi, Lara Gut-Behrami u desh të qëndronte në izolim për 10 ditë për shkak të një testi pozitiv me virusin korona.
A mund të fillojë tani në Lienz të Austrisë? Ajo ka nevojë për një test negativ PCR.
Ajo tani dëshiron të kthehet atje ku filloi karriera e saj 14 vjet më parë.
Gut-Behrami, gruaja e futbollistit Valon Behrami, kishte fituar një herë në Lienz. A do të pasojë fitorja numër 2 tani? Sllallomi i madh mbahet të martën.
Më 28 dhjetor të vitit 2007 kishte filluar një jetë e re për Lara Gut-Behrami. Një jetë me të rriturit, me seniorrt”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.