Skiatori nga Italia, Dominik Paris, tregon paraqitje shumë më të mirë duke e zënë vendin parë në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e skive në Bormio të Italisë.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:54.63 minuta apo për 24 qindtat ishte më i shpejt se zvicerani Marko Odermatt.
Në vend të tretë renditet zvicerani Niels Hintermann, duke ngecur për 80 qindtat se pozita e parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt, kryeson me 713 pikë, pasojnë Mayer me 427, Kilde 369 pikë etj.
Në lëshim Paris udhëheq me 227 pikë, i ndjekur nga Mayer me 217 etj.
Renditja
1. Dominik Paris (Italia) 1:54.63
2. Marko Odermatt (Zvicra) +0.24
3. Niels Hintermann (Zvicra) +0.80
4. Daniel Hemetsberger (Austria) +0.99
5. Dominik Schwaiger (Gjermania) +1.10
6. Aleksander Aamodt (Norvegjia) +1.12
7. Vincent Kriechmayr (Austria) +1.15
8. Travis Ganong (SHBA) +1.19
9. Daniel Danklmaier (Austria) +1.26
10. Mateo Marsaglia (Italia) +1.33