Skiatorja franceze, Tessa Worley, u tregua më e shpejta në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Lienz të Austrisë.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:03.88 minuta, me kohë me të mirë për 30 qindtat se sllovakja Petra Vlhova. Sara Hector nga Zvicra zuri vendin e tretë me kohë me të dobët se pozita e parë për 38 qindtat.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 750 pikë, pasojnë Goggia me 657, Vlhova 515, ndërsa në sllallom të madh Shiffrin prin me 280 pikë, e ndjekur nga Hector 262 e Vlhova 235 pikë.
Renditja
1. Tessa Worley (Franca) 2:03.88
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.30
3. Sara Hector (Suedia) +0.38
4. Federica BrignoneI (Italia) +0.64
5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0.83
6. Marta Bassino (Italia) +1.10
7. Camille Rast (Zvicra) +1.41
8. Mina Fürst (Norvegjia) +1.43
9. Katharina Truppe (Austria) +1.53
10. Mata Hrovat (Sllovenia) +1. 61