Skiatore sllovake, Petra Vlhova, triumfon në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Lienz të Austrisë.
Vlhova zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42,07 minuta, duke e lënë pas për 51 qindtat Katharina Liensberger.
Skiatorja zvicerane Michelle Gisin renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 68 qindtat se sllovakja.
Austriakja Katharina Truppe është në vend të katërt me kohë më të dobët për 78 qindtat se pozita e parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin, udhëheq me 750 pikë, pasojnë Goggia me 657 e Vlhova 615.
Në renditjen e sllallomit Vlhova prin me 380 pikë, duke lënë pas Shiffrin me 260 e Liensberger me 202 pikë.
Renditja
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:42,07
2. Katharina Liensberger (Austria) +0,51
3. Michelle Gisin (Zvicra) +0,68
4. Katharina Truppe (Austria) +0,78
5. Ëendy Holdener (Zvicra) +1,04
6. Katharina Gallhuber (Austria) +1,40
7. Camille Rast (Zvicra) +1,48
8. Mina Holtmann (Norvegjia) +1,49
9. Laurence Germain (Kanada) +1,52
10. Sara Hector (Suedia) +1,60