Vazhdojnë sukseset e jashtëzakonshme të kombëtares së Kosovës në garat e FIS Mal të Zi.
Garuesit tanë të udhëhequr nga Selektori z.Agim Pupovci, sot kanë shkëlqyer në disiplinën e Sllallomit të Madh (GS).
-Kiana Kryeziu u radhit e 4-ta dhe bëhet femra e parë në historinë e Kosovës që arrinë rezultatin e parë për përmbushjen e normës Olimpike me 148.61 pikë të FIS-it.
-Drin Kokaj pas suksesit të djeshëm në SL sot ai ka fituar edhe normën e parë olimpike edhe në Sllallom të Madh (GS) me 148.80 pikë. Ai u radhit i 12-ti.
-Arbi Pupovci u radhit i 9-ti dhe arriti 114.08 pikë të FIS-it, i cili me këtë rezultat përmbush kriterin edhe për disiplinën e GS.
-Arba Pupovci radhitet e 10-ta dhe ka arritur pikët më të mira në karrierën e saj me 215 pikë në GS.