Që nga mesi i dhjetorit, Lara Gut-Behrami, nuk është pjesë e garave të skijimit, për shkak se rezultoi me virusin korona.
Gruaja e futbollistit Valon Behrami, Lara Gut tani është në formacion për garat e Kupës së Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Siç njofton Federata e Skive Zvicerane, 30-vjeçarja do të kthehet në ekip për garat zëvendësuese të Mariborit të shtunën (sllallom madh) dhe të dielën (sllallom).
Gut-Behrami pritet të garojë në sllallomin e madh të shtunën.