Skiatorja nga Suedia, Sara Hector, ka treguar formën më të mirë në Qendrën e Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Suedezja ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:15,79 minuta.
Francezja Tessa Worley renditet e dyta apo me kohë më të dobët për 32 qindtat se fituesja e garës, duke lënë pas për 36 qindtat italianen Marta Bassino.
Sara Hector
Gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut - Behrami zë vendin e pestë me një sekondë e 92 qindtat të kohës më të dobët se Hector.
Gut – Behrami u kthye pas një kohe, pasi që mungoi për shkak se ishte infektua me korona virus.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 866 pikë, pasojnë Vlhova me 731, Goggia 657 pikë etj.
Në disiplinën e sllallomit të madh, Hector kryeson me 362 pikë, pasojnë Shiffrin 316, Worley 307 pikë etj.
Renditja
1. Sara Hector (Suedia) 2:15,79
2. Tessa Worley (Franca) +0,96
3. Marta Bassino (Italia) +1,32
4. Valerie Grenier (Kanada) +1,39
5. Lara Gut Behrami (Zvicra) +1,92
6. Maryna Gasienica Daniel (Polonia) +1,96
7. Mikaela Shiffrin (SHBA) +2,05
8. Tina Robnik (Sllovenia) +2,06
9. Meta Hrovat (Sllovenia) +2,13
10. Michelle Gisin (Zvicra) + 2,22