Skiatorja e Sllovakisë, Petra Vlhova, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e Kupës së Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Kranjska Gora në Slloveni.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:44,29 minuta, duke e lë pas për 23 qindtat zvicerane Wendy Holdener.
Në rrëshqitjen e parë, Wendy Holdener ka qenë më e mirë por në të dytën nuk i shkoi sipas planit dhe bie në vend të dytë.
Suedezja Sara Hector, e cila dje fitoi në sllallomin e madh, sot zhgënjeu, duke përfunduar në vend të dhjetë.
Suedezja tjetër, Anna Swenn Larsson, arriti rezultat të mirë duke u renditur në vend të tretë me një sekondë e 6 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 866 pikë, pasojnë Vlhova me 831, Goggia 657 pikë. Në sllallom Vlhova udhëheq me 580 pikë e ndjekur nga Shiffrin me 340 e Holdener me 321.
Renditja
\1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:44,29
2. Wendy Holdener (Zvicra) +0,23
3. Anna Swenn Larsson (Suedia) +1,06
4. Lena Dürr (Gjermania) +1,29
5. Ana Bucik (Sllovenia) +1,65
6. Ali Nullmeyer (Austria) +2,15
7. Katharina Truppe (Austria) +2,46
8. Katharina Gallhuber (Austria) +2,50
9. Erin Mielzynski (Kanada) +2,63
10. Sara Hector (Suedia) +2,67