Garë interesante në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës në Adelboden të Zvicrës.
“Ajkën” e mori austriaku Johannes Strolz, i cili e nisi garën me numër 38.
Skiatori Johannes Strolz, 29 vjeçar, shkakton senzacion, triumfon në një garë të fortë, ndryshe është djali i legjendës së skijimit Hubert Strolz, i cili fitoi medaljen olimpike të artë dhe të argjendtë në Calgary në vitin 1988.
Strolz zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50,05 minuta, me kohë më të mirë për 17 qindtat se bashkëkombësi i tij, Manuel Feller.
Strolz në rrëshqitjen e parë ka qenë i shtati me 17 qindtat e kohës më të dobët se austriaku Fabio Gstrein, por në grahjen e dytë ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme dhe fiton garën tejet interesante, fitorja e parë në karrierën e tij.
Linus Strasser nga Gjermani zuri vendin e tretë por me kohë më të dobët për 29 qindtat se fituesi i garës.
Renditja
1. Johannes Strolz (Austria) 1:50,05
2. Manuel Feller (Austria) +0,17
3. Linus Strasser (Gjermania) +0,29
4. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +0,48
5. Luca Aerni (Zvicra) +0,58
6. Loic Meillard (Zvicra) +0,60
7. Alex Vinatzer (Italia) +0,66
8. Daniel Yule (Zvicra) +0,68
9. Giuliano Razzoli (Italia) +0,75
10. Luke Winters (SHBA) +0,77