Skiatori ynë Albin Tahiri do të garoj në Kupën Evropiane në Tarvisio të Italisë nga data 10 janar deri me 14 janar në disiplinën e lëshimit.
“Unë do ta marr këtë garë si një trajnim perfekt për lëshim në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin 2022.
Më duhen disa gara të shpejtësisë përpara Olimpiadës.
Gara e lëshimit e Kupës së Evropës është mënyra më e mirë për ta bërë këtë, pasi garat do të jenë në nivel vërtet të lartë”- u shpreh Albini për FSK-në.