Garë e fortë nën dritat e reflektorëve në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë, skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, fiton në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës.
Shiffrin fiton përballë sllovakes Petra Vlhovas.
Amerikanja arriti e parë në cak me kohë të kaluar për 1:32.66 minuta, për 15 qindtat e sekondës ka qenë më e shpejtë se Vlhova.
Shiffrin bëri mrekullinë në rrëshqitjen e dytë, pasi që në të parën ngeci në pozitën e pestë e me 42 qindtat e kohës më të dobët se Vlhova. Përmbysja ndodhi në rrëshqitjen e dytë, amerikanja u tregua e jashtëzakonshme.
Skiatorja gjermane, Lena Dürr, përfundon në vend të tretë me kohë më të dobët për 93 qindtat se fituesja e garës.
Në vend të katërt përfundojnë me kohë të njëjtë dy skiatore, austriakja Camille Mair e zviceranja Chiara Rast.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:32.66
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.15
3. Lena Dürr (Gjermania) +0.93
4. Camille Mair (Austria) +1.05
4. Chiara Rast (Zvicra) +1.05
6. Leona Popoviq (Kroacia) +1.37
7. Mina Fürst (Norvegjia) +1.50
8. Laurence St-Germain (Kanada) +1.51
9. Amelia Smart (Kanada) +1.68
10. Maria Therese (Norvegjia) +1.72