Skiatori zviceran, Marco Odermatt, shkëlqen në disiplinën e supersllallomit të madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Wengen.
Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1.29,00 minuta, duke lënë pas për 23 qindtat norvegjezin Aleksander Kilde
Austriaku Mathias Mayer u përpoq maksimalisht por arriti vetëm në pozitën e tretë me kohë më të ngadalshme për 58 qindtat se fituesi i garës.
Gjermani Romed Baumann për një fije të flokut mbeti jashtë podiumit, për 3 qindtat pas Mayerit.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1.29,00
2. Aleksander Kilde (Norvegjia) + 0,23
3. Mathias Mayer (Austria)+0,58
4. Romed Baumann (Gjermania +0,61
5. James Crawford (Kanada) +0,77
6. Josef Ferstl (Gjermania) +0,86
7. Dominic Paris (Italia) +0,98
8. Christof Innerhofer (Italia) +0,99
9. Vincent Kriechmayr (Austria) +1,03
10. Daniel Danklmaier (Austria) +1,04