Gruaja e Valon Behramit, Lara Gut Behrami, tregon fuqinë e kampiones së botës, duke fituar garën në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës.
Një fitore shumë e ëmbël, aq me tepër pas rikthimit të saj që u ballafaqua me telashe, sidomos me virusin korona.
Një rikthim spektakolar i Lara Gut Behramit në Qendrën e Skive në Zauchensee të Austrisë.
Gut Behrami
Gut Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45,78 minuta.
Gut Behrami doli e para për 10 qindtat e kohës më të mirë se skiatorja gjermane Kira Weidle.
Në vend të tertë renditet Ramona Siebenhofer me kohë më të dobët për 44 qindtat se gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami.
Renditja
1. Lara Gut Behrami (Zvicra) 1:45,78
2. Kira Weidle (Gjermania) +0,10
3. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,44
4. Nadia Delago (Italia) +0,52
5. Michelle Gagnon (Kanada) +0,68
6. Federica Brignone (Italia) +0,87
7. Corinne Suter (Zvicra) +0,99
8. Ester Ledecka (Çekia) +1,06
9. Jasmine Flury (Zvicra) +1,24
10. Christina Scheyer (Austria) +1,26