Ndonëse është paralajmëruar fillimi i sezonit të skijimit në qendrën e skijimit në Brezovicë, ajo ende nuk është lëshur për skijatore.
Qindra skijatorë nga Kosova dhe gjithë rajoni kanë ardhur në Brezovicë pas lajmërimit zyrtar që e kishte bërë faqja e Brezovica.info, se ditën e shtunë fillon sezoni.
Megjithëkëtë ende nuk ka një sqarim se pse teleferikët nuk janë në funksion.
Menaxhimi i qendrës së skijimit është bërë nga serbët lokal të kësaj pjese të cilët nuk ju kanë përgjigjur institutcioneve të Kosovës.
Nga viti 2021 kanë filluar investimet në rregullimin e rrugës dhe parkingjeve nga Ministria e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, që tashmë është nën menaxhimin e institutcioneve të Kosovës.
Ndërkaq shumë turistë mbeten të zhgënjyer me vonesat, ndonëse kushtet atmosferike janë ideale për skijim.