Skiatori austriak, Vincent Kriechmayr, e mposhti mikpritësin Beat Feuz për 34 të qindtat e sekondës dhe feston fitoren e tij të dhjetë në Kupën e Botës.
Vincent Kriechmayr triumfon në garën më të vështirë përkatësisht në disiplinën e lëshimit, në shtegun më të gjatë të kësaj disipline në Wengen të Zvicrës.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:26,091 minuta, duke e lënë pas zviceranin Beat Feuz.
Beat Feuz
Në pozitën e tretë është Dominik Paris nga Italia, me kohë më të dobët për 44 qindtat se vendi i parë, por me diferencë shumë të ngushtë (2 qindtat) nga pozita e katërt Marco Odermatt përkatësisht (7 qindtat) e pestë Matthias Mayer.
Renditja
1. Vincent Kriechmayr (Austria) 2:26,09
2. Beat Feuz (Zvicra) +0,34
3. Dominik Paris (Italia) +0,44
4. Marco Odermatt (Zvicra) +0,46
5. Matthias Mayer (Austria) +0,51
6. Martin Çater (Sllovenia) +0,66
7. Aleksander A. Kilde (Norvegjia) +0,98
8. Stefan Rogentin (Zvicra) +1,36
9. Otmar Striedinger (Austria) +1,67
10. Max Franz (Austria) +1,77