Lara Gut-Behrami ka shënuar fitoren e 34-të në Kupën e Botës në Zauchensee të Austrisë.
307 gara në Kupën e Botës, 26 në Kampionatin Botëror, 7 në Lojërat Olimpike: Lara Gut-Behrami ka 15 vjet që është në pistën e skive.
Për Wolfgang Maier, drejtor në Shoqatën Gjermane të Skive alpine, është ende e qartë: "Lara nuk ka qenë kurrë aq e mirë sa tani, ajo është në zenitin e punës së saj".
Gjermani është i habitur totalisht me gruan e futbollistit Valon Behrami, për formën që po tregon, sidomos me fitoren e sotme në lëshim.
Gut-Behrami nuk i pëlqen krahasimet. Lara është thjesht e lumtur. “Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Është mirë që mund të ngas përsëri në këtë nivel. Pjerrësia është e bukur dhe është vërtet kënaqësi të jesh në fillim këtu”, tha Gut – Behrami.
"Kam pasur dy muaj të çuditshëm dhe jam thjesht e lumtur që mund të ngas përsëri në këtë nivel", tha Gut – Behrami, e cila kujton izolimin e saj 14-ditor pas një testi pozitiv me virusin korona.
Gut-Behrami humbi pesë gara. “Më mungon ende ritmi dhe kam humbur disa kilogramë. Por i besoj vetes gjithnjë e më shumë, kjo më ndihmon”.